Themeluesi i Huawei i gatshëm të flasë me presidentin Amerikan Biden

Shkencë & Teknologji

Themeluesi i Huawei i gatshëm të flasë me presidentin Amerikan Biden

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Themeluesi dhe CEO i  Huawei Ren Zhengfei

Themeluesi dhe CEO i  Huawei Ren Zhengfei kërkoi një resetim të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe gjigantit Kinez të teknologjisë.

Duke folur për mediat ndërkombëtare në Kinë për herë të parë prej mëse 1 viti, Ren shprehu vullnetin e tij për të folur me presidentin Biden dhe se shpresonte për një marrëdhënie të hapur nga administrata e re.

“SHBA dëshiron të ketë rritje ekonomike, Kina të njëjtën gjë gjithashtu,” tha Ai. “Nëse kapacitetet prodhuese të Huawei gjejnë hapësirë për tu zgjeruar, edhe kompanitë Amerikane do të kenë mundësi më të mëdha furnizimi.”

Huawei aktualisht i është ndaluar të bëjë biznes me kompanitë Amerikane sepse administrata Amerikane e vendosi në listën e zezë të tregtisë.

Kompania Kineze u detyrua të shiste biznesin Honor për të mbrojtur brendin dhe mbajtur atë aktive në prodhimin e smartfonëve. Por Ren hodhi poshtë idenë se Huawei mund të bëjë të njëjtën gjë edhe pse biznesin e vet të smartfonëve.

Në fund ai e quajtur iPhone 12 i smartfonin më të mirë në botë dhe se kishte ndihmuar në zgjerimin e rrjeteve 5G. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat