Punonjësit e Spotify do të punojnë përgjithnjë nga shtëpia

Shkencë & Teknologji

Punonjësit e Spotify do të punojnë përgjithnjë nga shtëpia

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Spotify

Spotify është kompania më e fundit teknologjike e cila adopton modelin e ri fleksibël të punës për shkak të pandemisë së Covid-19.

Kompania lajmëroi ditën e Premte se do të aplikonte modelin “Punë Kudo” ku punonjësit mund të zgjedhin të qëndrojnë në zyrë me kohë të plotë, në shtëpi me kohë të plotë ose një kombinim i të dyjave.

Gradualisht do të fillojë ta ofrojë këtë model të ri pune në disa vende të botës. Madje të ofrojë mundësi për ata që duan të punojnë në distancë po kërkojnë një hapësirë të dedikuar

Numri i kompanive të cilat kanë filluar të konsiderojnë punën në distancë si një opsion i përhershëm për shkak të pandemisë së Covid-19 është rritur. Salesforce këtë javë tha se punonjësit mund të zgjedhin nëse duan të punojnë në zyrë ose jo.

Twitter, Square, Microsoft kanë adoptuar tashmë këto modele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat