Testimi i Covid-19 me smartfon tashmë një realitet

Shkencë & Teknologji

Testimi i Covid-19 me smartfon tashmë një realitet

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustruese

Testimi i shpejtë dhe i saktë i Covid-19 është bërë një domosdoshmëri kritike në betejë kundër pandemisë. Për fat jo të mirë testimi në masë aktualisht kërkon vizitën tek një klinikë apo institucion shtetëror shëndetësor.

Megjithatë Kroger Health ditën e sotme prezantoi planet për të marrë aprovimin nga autoritetet shëndetësore Amerikane për modelin e parë që bën testimin e Covid-19 përmes smartfonit.

Duke përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe një aplikacion në iPhone do të skanohet një test i shpejtë përmes aplikacionit duke ofruar rezultate brenda pak sekondash.

Ajo që ky aplikacion bën është leximi me saktësi i testimit duke kuptuar ku qëndron vija e rezultatit. Disa pacientë mund ti keqinterpretojnë vijat duke çuar në keqkuptim të rezultatit.

Aplikacioni jep me saktësi të lartë rezultatin e testimit ndryshe nga njeri që mund të gabojë në leximin e tij. Testimet e para klinike thonë se smartfoni lexon me 93% saktësi rezultatet pozitive dhe 99% rezultatet negative. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat