Microsoft lançon aplikacionin e shumëpritur për iPad

Shkencë & Teknologji

Microsoft lançon aplikacionin e shumëpritur për iPad

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:55
Microsoft

Microsoft përditësoi aplikacionin e unifikuar Office për smartfonët për të punuar me pajisjet Apple iPad. Aplikacioni i ri Office kombinon Word, Excel dhe PowerPoint në një të vetëm dhe fillimisht u lançua për iOS dhe Android në 2019-ën.

Gjiganti i Windows ka përmirësuar gradualisht aplikacionin dhe tani optimizuar plotësisht për iPad. Përditësimi i ri do të thotë se Office tashmë është i përshtatshëm për iPadOS me akses dhe funksionalitete të të gjithë varianteve të suitës së produktivitetit të Microsoft.

Aplikacioni përmban edhe disa mjete ndërtuar posaçërisht për detyrat mobile si për shembull krijimi i PDF, nënshkrimi i dokumenteve, konvertimi i imazheve etj.

Edhe pse është dashur ca kohë deri në ardhjen e modelit për iPad, aplikacioni i ri Office ka funksionalitete të dedikuara si mbështetja për maus dhe trackpad. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat