Aplikacioni YouTube në Android mund të luajë video 4K HDR

Shkencë & Teknologji

Aplikacioni YouTube në Android mund të luajë video 4K HDR

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:12
YouTube

Nëse jeni prej atyre që keni një telefon Sony Xperia 1 II, atëherë është momenti për ta përdorur në potencialin e tij të plotë.

Një përditësim i dërguar nga Google në aplikacionin YouTube do të thotë se ky i fundit mund të luajë video 4K HDR në telefonët Android duke e vendosur në një linjë me versionin iOS.

Janë të paktë ata telefonë Android me ekrane 4K HDR. Në të vërtetë lista fillon dhe mbaron me Sony. Megjithatë videot 4K HDR nuk pengojnë askënd që ta shikojë në cilësinë 2160p.

Ky funksionalitet ka qenë i disponueshëm në iOS që prej vitit të kaluar duke filluar nga versioni iOS 14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat