Elon Musk ndryshon qëndrim në lidhje me Bitcoin?

Shkencë & Teknologji

Elon Musk ndryshon qëndrim në lidhje me Bitcoin?

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:02
Elon Musk

CEO i Tesla Elon Musk tha ditën e Shtunë se çmimet e Bitcoin “duken të larta” pasi kriptomonedha u ngjit në vlera rekord javën e kaluar.

Çmimi i bitcoin, kriptomonedhës më popullore në botë, kapërceu një objektiv madhor ditën e Premte pasi vlera totale e tregut kapërceu 1 trilionë dollar.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, gjithashtu preku rekorde të reja. Aktualisht bitcoin këmbehet me 58 mijë dollarë sipas CoinMarketCap.com.

Kompania e tij investoi 1.5 miliardë dollarë në bitcoin duke dërguar vlerën nga 40 mijë në afro 60 dollarë ndërsa kompani dhe banka të tjera shprehën interes për të investuar.

Në një cicërimë tjetër ai tha se qëndrimi i Tesla nuk është opinioni i tij dhe se të kesh një monedhë të tillë si formë likuiditeti është një aventurë për një kompani pjesë e S&P500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat