Microsoft Word sjell parashikimin e tekstit të Outlook në Word

Shkencë & Teknologji

Microsoft Word sjell parashikimin e tekstit të Outlook në Word

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:40
Microsoft

Microsoft ka planifikuar të shtojë parashikimin e tekstit në aplikacionin Word gjatë muajit Mars. Funksioni i ri do të jetë i ngjashëm me Smart Compose në Google Docs duke përdorur machine learning për të parashikuar fjalë që një autor ka nevojë dhe përshpejtuar krijimin e dokumenteve.

Microsoft për herë të parë testoi në një version beta këtë opsion vitin e kaluar por axhenda e Microsoft 365 zbuluar nga Neowin thotë se të gjithë përdoruesit e Word do të marrin këtë funksion muajin e ardhshëm.

Word do të nënvizojë parashikimet kur përdoruesit janë duke shkruar një dokument dhe sugjerimet mund të pranohen duke shtypur butonin Tab ose refuzuar duke përdorur butonin ESC.

Image

Parashikimet e tekstit do të mund të çaktivizohen plotësisht nga përdoruesit.

Muajin e kaluar kompania nisi të lançojë parashikimet e tekstit në Outlook për Windows ku përdoruesit mund të krijonin e-mail-e më shpejtë. Këto parashikime të tekstit gjithashtu janë të disponueshëm në Outlook për Web që prej vitit të kaluar së bashku me opsionin për të vendosur dërgimin e e-mail-eve në një orë të caktuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat