Bitcoin tërhiqet nën 50 mijë dollarë, analistët të ndarë për të ardhmen

Shkencë & Teknologji

Bitcoin tërhiqet nën 50 mijë dollarë, analistët të ndarë për të ardhmen

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Bitcoin

Rënia e vlerës së Bitcoin u përshpejtua me çmime që ranë nën 50 mijë dollarë duke trembur investitorët. Kriptomonedha humbi ditën e Marte 15% të vlerës në 46 mijë dollarë.

Ndërsa vlera e rënë është më e ulëta në 2 javë, shqetësimi tek investitorët është nëse rënia do të vijojë më tutje. Kjo javë nisi me komente negative për bitcoin.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates kishte dyshimet e tij ndërsa miliarderi investitor Emily Chang për Bloomberg tha se nuk është një fans i bitcoin duke paralajmëruar investitorët të mos përfshihen në mani spekulative.

Shumë analistë kanë thënë se bitcoin aktualisht është në territor flluske duke e krahasuar me rënien me 45% në 2017-ën.

Disa të tjerë si MicroStrategy, kompani e cila zotëron 70,784 bitcoin me vlerë 3.5 miliardë dollarë, e sheh kriptomonedhën si një kundërmasë ndaj zhvlerësimit të dollarit Amerikan.

Megjithatë bitcoin ka fituar mbështetje institucionale goxha të lartë që nga Tesla tek MasterCard dhe PayPal. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat