Robotët shpërndajnë birra në baret e Spanjës

Shkencë & Teknologji

Robotët shpërndajnë birra në baret e Spanjës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustruese

Shoku më i mirë i njeriut gjithashtu vjen në formë robotike – dhe ai iu sjell një gotë birrë.

Ky është Spoti, një robot i krijuar nga Boston Dynamics dhe partneri Macco Robotics me bazë në Spanjë.

Para pandemisë, robotë si këta ishin përdorur ndonjëherë në Spanjë si një mjet marketingu për të tërhequr vëmendjen në ngjarje.

Tani, ata po u shërbejnë klientëve në baret e Seviljes për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Ideja është që të dërgojnë birra direkt tek klientët, duke minimizuar kështu kontaktin dhe duke mbajtur masat e sigurisë së virusit.

Bllokadat shkaku i COVID-19 dhe më pak vizita turistike kanë pasur një ndikim të madh në konsumin e birrës në Spanjë, raporton AP.

Shitjet e birrës në baret dhe restorantet e Spanjës ranë 40 për qind në pjesën e parë të vitit 2020, sipas shoqatës spanjolle të birrës Cerveceros de España.

Macco Robotics u themelua në fund të vitit 2013 në Sevilje, pasi përfundoi projektin dhe prodhimin e robotit të saj të parë kamerier. Ata aktualisht kanë katër robotë komercialë.

Kompania tani po e kthen fokusin e saj në industrinë e ushqimit të shpejtë dhe shëndetit, me qëllim krijimin e një roboti që mund të zgjedhë pjatat bazuar në kërkesat individuale ushqyese të klientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat