Qeni robot që do të ndihmojë policinë

Shkencë & Teknologji

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:11
Qeni robot

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut prezantoi qenin robot të quajtur “Digidog” i cili përdor kamerat ​​për të hetuar raste të pengmarrjes.

Qeni u përdor në Bronx për të hetuar një situatë të dyshimtë në një shtëpi, ndërsa banorët e vendit mbetën të habitur teksa panë një qen robotik me katër këmbë të ecte në rrugë.

Digidog fillimisht ishte një makineri me ngjyrë të verdhë e quajtur “Spot”, nga krijuesit e saj Boston Dynamics, ku më pas i’u bashkua policisë dhe i’u ndryshua ngjyra dhe emri.

Image

Qeni robotik, është krijuar për situata emergjente që do të ishin shumë të rrezikshme për oficerët njerëzor, roboti është i pajisur me kamera për kërkime në zona të dyshuara dhe intelegjenca e tij artificiale ja mundëson që të dërgojë pamje në kohë reale.

Roboti peshon 70 paund, mund të vrapojë rreth tre milje e gjysmë në orë, të ngjitet nëpër shkallë dhe të kalojë mbi pengesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat