Astrofizikani amerikan tregon se pse nuk shkrihet bora kur dikush tenton ta djegë

Shkencë & Teknologji

Astrofizikani amerikan tregon se pse nuk shkrihet bora kur dikush tenton ta djegë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:16
Foto

Pas videove të shumta të publikuara në rrjetet sociale, ku shiheshin qytetarë të shumtë nga Teksasi duke tentuar të shkrijnë topin e borës brenda 10 sekondave me tharëse të flokëve, disa tjerë janë munduar ta djegin për ta dëshmuar kinse bëhet fjalë për borë të rreme.

Pasi gjysma e SHBA-ve u godit nga moti i ligë dhe temperaturat e ulëta që ngrinë pothuajse gjithçka duke filluar nga kafshët, liqenet e lumenjtë, qytetarët filluan të postojnë video të ndryshme për të dëshmuar sasinë e madhe të borës që ka rënë në Teksas.

E disa pretendonin se bora nuk po shkrihet dhe se mund të bëhet fjalë për borë të rreme. Kjo ka bërë që shumë qytetarët të ndihen konfuz dhe të kërkojnë sqarime.

Por, pavarësisht faktit se bora mund të digjet apo të nxihet kur i ekspozohet zjarrit, ekziston një shpjegim interesant se pse një gjë e tillë ndodhë. Astrofizikani amerikan Neil deGrasse Tyson, ka vendosur të shuaj çdo dilemë dhe të shpjegoj në detaje.

“Disa prej jush po mundoheni ta bëni këtë! Po mundoheni ta shkrini borën me shkrepës? Jo, më falni. Nuk mund ta bëni dhe sigurisht se po keni probleme? Nuk është diçka e komplikuar – quhet fizikë”, ka thënë Tyson.

Astrofizikani thotë se nëse topit të borës i ofrojmë shkrepësen dhe më të mundohemi ta shkrijmë për pak sekonda – një gjë e tillë është e pamundur të ndodh. Pse? Kjo pasi që bora ka temperaturë shumë të ulët – pra nën zero gradë dhe për ta shkrirë nevojiten minuta të tërë që të fillojë t’i rritet temperatura dhe të fillojë të shkrihet.

E shumica që po tentojnë, po duan që për pak sekonda të shkrihet, e sipas Tyson kjo është e pamundur, pasi që nevojitet kohë që t’i rritet borës temperatura dhe më pas të fillojë të shkrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat