NASA sjell imazhe të reja nga Marsi

Shkencë & Teknologji

NASA sjell imazhe të reja nga Marsi

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:26
NASA sjell imazhe të reja nga Marsi

NASA ka shpërndarë disa fotografi të reja nga sonda “Perseverance”.

Kjo e fundit ndodhet tash e sa ditë me mision në Mars, ku po sjell imazhe të ndryshme.

Sonda u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopik.

Ajo do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.

Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade. NASA shtoi 25 kamera në misionin prej tre miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat