Teknologji e re kundër bakterieve në sipërfaqet e objekteve

Shkencë & Teknologji

Teknologji e re kundër bakterieve në sipërfaqet e objekteve

Më: 10 mars 2021 Në ora: 20:10
Pandemia ka sjellë ndërgjegjësim më të madh për sipërfaqet e prekura nga shumë njerëz

Pandemia ka sjellë ndërgjegjësim më të madh për sipërfaqet që preken nga shumë njerëz. Që me fillimin e saj, dy shpikje të krijuara prej vitesh për të luftuar mikrobet u bënë të shumëkërkuara.

Megjithëse COVID-19 përhapet kryesisht nëpërmjet ajrit, pandemia ka sjellë ndërgjegjësim më të madh për sipërfaqet e prekura nga shumë njerëz.

Mjeku Brian Wind ka qenë i shqetësuar prej kohësh nga fakti që njerëzit përdorin të njëjtët stilolapsa në spitale dhe dhomat e pritjes për vizitat.

"U jepet një stilolaps që e ka përdorur ndoshta çdo pacient tjetër i sëmurë", thotë Dr. Brian Wind, shpikës dhe drejtues në kompaninë "Steri-Write".

Ai shpiku një paisje që dizinfekton stilolapsat me rreze ultraviolet përpara se t'i marrin pacientët.

"Shkatërron kodin gjenetik të bakterieve apo virusit... Stilolapsi i përdorur vendoset lart. Çdo anë e tij bombardohet me rreze. Paisja jep një stilolaps të pastër, si paisjet për letrat e duarve", thotë Dr. Wind.

Paisja iu nënshtrua provave klinike.

"Konstatuan se është 99.9% efikase ndaj mikrobeve të zakonshme që gjenden tek instrumentat muzikore", thotë zoti Wind.

Dr. Wind shpreson që paisja do të përdoret në shkolla, aeroporte dhe kudo ku përdoren stilolapsa.

Ndërkaq, Alex Horvath u përqëndrua tek një tjetër objekt që përhap mikrobet - dorezat e dyerve.

"I shmangesha vazhdimisht prekjes së dorezave të dyerve, veçanërisht në tualetet e mbingarkuara", thotë Alex Horvath, themelues dhe drejtues i kompanisë "CleanMotion".

Ndërsa studionte në Institutin Federal Zvicerian të Teknologjisë, ai shpiku një dorezë dere me bateri që dizinfektohet vetë pas çdo përdorimi.

"Pasi ke përdorur dorezën, një unazë pastron të gjithë sipërfaqen e saj. Është me veti magnetike", tregon zoti Horvath.

Unaza përmban një sfungjer antibakterial.

Me pandeminë, shpikësit po kërkojnë gjithnjë e më shumë për mënyrat se si njerëzit të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, por duke u ruajtur nga infeksionet./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat