Hetimi i gjerë për reklamat e Google-it

Shkencë & Teknologji

Hetimi i gjerë për reklamat e Google-it

Më: 14 mars 2021 Në ora: 19:20
Google

Margrethe Vestager, komisionerja e konkurrencës në Bashkimin Evropian, ka deklaruar se Google-i po përballet me një “hetim shumë të gjerë” në biznesin e tij të reklamave duke shtuar një front të ri në betejën antitrust.

Vestager ka thënë në një ngjarje në internet se teknologjia “është me të vërtetë një përparësi e madhe për ne sepse ajo që ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve të fundit ka ndryshuar shumë zakone”.

Agjencia e lajmeve, Bloomberg, zbulon se hetimi i reklamave të Google-it është një prej serisë së hetimeve që komisionerja ndjek duke përfshirë ato për dyqanet e aplikacioneve dhe sistemin e pagesave të Apple-it, tregun dhe të dhënat e Facebook-ut.

Hetimi i saj më i përparuar përqëndrohet në mënyrat që ndjek Amazon-i për të kontrolluar të dhënat e shitësve. Kjo mund të ulë në mënyrë dramatike rreziqet e shitjes me pakicë të Amazon-it të drejtuara nga vetë tregtarët.

Sipas Bloomberg, mbledhja e informacioneve mbi praktikat e ndjekura të Google-it për teknologjitë reklamuese, ka nisur që në muajin janar dhe rregullatorët janë përpjekur të dërgojnë pyetësorë drejt botuesve dhe firmave që ofrojnë reklamat.

Vestager ka lajmëruar se do të përdoret çdo mjet në maksimum, me veprime antitrust të nevojshme për të siguruar që tregu të jetë sa më i drejtë.

Mirëpo, për vërejtjet e komisioneres nuk ka ardhur asnjë koment i menjëhershëm nga vetë platforma.

Më parë, Vesstager ka shpjeguar se interesi i treguar ndaj biznesit të reklamave të Google-it, ishte për shkak të nevojës për të kuptuar atë plotësisht dhe për t’ju përgjigjur njerëzve që nuk janë të kënaqur me mënyrën se si funksionon ky biznes.

Madje, në muajin janar ajo është shprehur se nuk ishte në dijeni të hapjes nga rregullatorët të një hetimi zyrtar në kuadër të shqyrtimit më të thellë të çështjes së reklamave në Google.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat