Asnjë nuk e rivalizon dot OnePlus në teknologjinë e karikimit

Shkencë & Teknologji

Asnjë nuk e rivalizon dot OnePlus në teknologjinë e karikimit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 20:45
OnePlus

Pajisjet OnePlus historikisht janë njohur për teknologjinë e karikimit të shpejtë. Me OnePlus 9 Pro kompania edhe njëherë ka planifikuar të rrisë standardet e karikimit për smartfonët flagship me teknologjinë 50W.

OnePlus 8 Pro nga viti i kaluar kishte kairkim wireless 30W, po i njëjti kapacitet aplikuar edhe për karikimit me kabëll. OnePlus 8T erdhi me karikim 65W por nuk kishte teknologjinë e karikimit wireless.

Me OnePlus 9 Pro kompania do të aplikojë teknologjinë 65W me kabëll dhe 50W me wireless. Megjithatë për të përfituar këtë shpejtësi karikimi wireless duhet të përdorni karikuesin e ofruar nga vetë kompania.

Çdo karikues tjetër wireless me standardin Qi do të karikojë jo më shumë sesa 10-15W. Edhe pse shumica e prodhuesve të smartfonëve Android kanë përfshirë teknologjinë e karikimit wireless, ajo zakonisht kufizohet në nivele të ulëta si Galaxy S21 dhe iPhone 12 me vetëm 15W.

OnePlus 9 do të debutojë më 23 Mars dhe me shumë gjasa do të përfshijë këtë teknologji edhe në modelet e tjera përveç variantit Pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat