“Arka e Noes”, është në Hënë/ Ku ruhet ADN-ja e 6.7 milionë specieve?!

Shkencë & Teknologji

“Arka e Noes”, është në Hënë/ Ku ruhet ADN-ja e 6.7 milionë specieve?!

Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Një e ashtëquajtur “Arkë e Noes”, në Hënë mund të ruajë ADN-në e 6.7 milionë specieve të njohura të bimëve, kafshëve, kërpudhave e formash të tjera jete në Tokë.

Propozimin e kanë bërë një grup shkencëtarësh që mendojnë se arka në fjalë, apo banka e gjeneve siç preferojnë ta quajnë, do të mund të qëndrojë brenda tuneleve e shpellave që ka skalitur llava mbi 3 miliardë vjet më parë dhe fuqinë për konservimin do ta merrte nga panele diellore të vendosura posaçërisht për këtë gjë. Materiali gjenetik do të ruhej në mënyrë kriogjenike.

Për transportimin e tij drejt Hënës, do të duheshin e pakta 250 lëshime anijesh hapësinore. Shkencëtarët besojnë se një sipërmarrje e tillë do të mbronte jetën e egër të planetit tone, si nga skenaret apokaliptike natyrore, ashtu edhe nga ato njerëzore, siç do të ishin shpërthimi i një supervullkani apo një luftë bërthamore.

Kësisoj, sipas tyre, do të sigurohej mbijetesa e gjeneve. Aktualisht, nuk ekziston e gjithë teknologjia e duhur për këtë projekt ambicioz, por kërkuesit besojnë se kjo ide mund të vihet në jetë brenda 30 viteve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat