Apple shpenzon 15% tё debutimit tё Euro Green Bond nё projektet e vitit tё parë

Shkencë & Teknologji

Apple shpenzon 15% tё debutimit tё Euro Green Bond nё projektet e vitit tё parë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:12
Apple

Korporata Apple shpenzoi 15%, të 2 miliardë eurove të bonove të gjelbra që mblodhi në fund të vitit 2019, kryesisht në projekte të energjisë së rinovueshme, sipas raportit vjetor të ndikimit të lëshuar ditёn e mërkurë.

Rreth 330 milionё dollarë të ardhura nga Euro Green Bond, Apple i kishte alokuar deri në shtator tё vitit 2020. Pak më shumë se 310 milionë dollarë u dhanë për energji të rinovueshme. Pjesa tjetër shkoi në projektimin dhe inxhinierinë me karbon të ulët, efikasitetin e energjisë dhe të ashtuquajturin zbutjen dhe sekuestrimin e karbonit.

Shpenzimet përfshinin marrëveshjet e blerjes së energjisë me fermat e erës në SHBA dhe hapjen e një projekti diellor në Danimarkë, sipas raportit.

Kompania shiti bonon e saj të parë nё Euro Green Bond në nëntor tё vitit 2019. Ky rekord vjetor u thye në vitin 2020, ndërsa furnizimi me bono të gjelbërta tashmë po zhvillohet me ritmin më të shpejta këtё vit.

Apple më parë kishte lëshuar ​​dy bono të tjera të gjelbërta në dollarë në vitin 2016 dhe 2017, që arrinin një shifёr prej 2.5 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat