Smartfonët gaming të Xiaomi karikohen plotësisht për 15 minuta

Shkencë & Teknologji

Smartfonët gaming të Xiaomi karikohen plotësisht për 15 minuta

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:57
Smartfonët

Xiaomi lançoi smartfonët më të fundit të rangut të lartë me emrat intrigues Black Shark 4 dhe Black Shark 4 Pro. Të dy smartfonët kanë ekran 6.67-inç AMOLED me frekuencë rifreskimi prej 144Hz dhe pastëri të lartë imazhi.

Këto ekrane kanë një përgjigje nga prekjes prej 720Hz që është më e larta aktualisht në treg. Për krahasim Galaxy S20 ka përgjigje prej 240Hz dhe që konsiderohej si ekran i mrekullueshëm.

Në brendësi Black Shark 4 vjen me procesorin Snapdragon 870 ndërsa Black Shark 4 Pro me procesorin akoma më të fuqishëm Snapdragon 888. Të dy smartfonët vinë me teknologjinë 5G, mbështetje për Wi-Fi 6 dhe deri në 16GB RAM.

Modeli me procesorin Snapdragon 888 ka grafika më të fuqishme Adreno 660 që do të thotë se performanca gaming ka për të qenë më e lartë.

Dhe qershia mbi tortë e këtyre smartfonëve është bateri 4,500 mAh që karikohet me 120W. Duhen vetëm 15 minuta për një karikim të plotë.

Përtej specifikave të çmendura, Black Shark 4 dhe 4 Pro kanë një tjetër sekret që i bën unik për botën gaming. Ato kanë butonë fizikë të në pjesën anësore të cilët aktivizohen kur po luani.

Me këto butonë përdoruesit kanë më shumë kontroll mbi çdo lojë dhe më shumë funksionalitet. Çmimet e smartfonëve ende nuk janë bërë publike por pritet të zbulohen në ditët në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat