Dështon testi i fluturimit, ja si u rrëzua anija kozmike 50 metra e gjatë

Shkencë & Teknologji

Dështon testi i fluturimit, ja si u rrëzua anija kozmike 50 metra e gjatë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Testi i fundit të fluturimit të anijes hapësinore të kompanisë 'SpaceX' ka përfunduar me një përplasje që ka shkaktuar ndotje të madhe.

Anije e tipit SN11 u lëshua 10 km në ajër në strukturën e testimit SpaceX në Boca Chica, Texas gjatë ditës së sotme. I gjithë ambienti u mbush me tym ndërsa anija kozmike bëri zhurmë të madhe.

Dy minuta pas fluturimit, u dogj një nga motorët dhe anija u mbajt vetëm në dy të tjerët. Por rreth një minutë e gjysmë më vonë, u fik edhe një motor tjetër dhe anija mbeti në ajër vetëm me një prej motorëve raptor.

Pasi arriti në pikën e saj më të lartë, anija kozmike rreth 50 metra e gjatë u rrotullua 90 gradë dhe u rrëzua në tokë. Pasi ra në tokë, anija që kushton miliona dollarë nuk i ndezi motorët për një kohë të gjatë.

Rrëzimi nuk u kap në kamera, por duket qartë ambienti i mbuluar nga tymi i shkaktuar nga rrëzimi i anijes kozmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat