Parashikimet e futuristit të njohur, tregon se cilat do të jenë punët më të kërkuara gjatë 20 viteve të ardhshme

Shkencë & Teknologji

Parashikimet e futuristit të njohur, tregon se cilat do të jenë punët më të kërkuara gjatë 20 viteve të ardhshme

Më: 3 prill 2021 Në ora: 00:46
Foto ilustruese

Askush nuk e di se si do të duket e ardhmja, por ekspertët bazuar në disa trende kanë parashikuar se si do të rrjedh situata në tregun e punës dhe cilat do të jenë punët më të popullarizuara në 20 vitet e ardhshme.

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, po ndryshon edhe mënyra e punës, që më së miri është parë gjatë pandemisë së coronavirusit dhe mbylljes që në një mënyrë të gjithë i janë nënshtruar.

Futuristi Morris Miselowski bazuar në trendet aktuale në një kolumne të shkruar për Yahoo, ka theksuar punët favorite që do të jenë më të kërkuarat në të ardhmen.

Ekspert i shkencës ushqimore

Miselowski pretendon se tashmë jemi dëshmitarë të ndryshimeve në industrinë e ushqimit që është e lidhur me përparimin teknologjik, e si do të përparojë teknologjia ashtu në këtë industri do të hapen vende të reja të punës siç janë specialistë për “shtypjen” e ushqimit, dizajnerë të ushqimit sintetik e zyrtarë të logjistikës të ushqimit nëpër banka…

Në veçanti ka theksuar se shumica e teknologjive të reja në prodhimin e ushqimit, do të përqendrohen në metodat e bujqësisë së qëndrueshme.

Logjistika për transportin autonom

Duke marrë parasysh se sot në Shtetet e Bashkuara ekziston transporti i taksive autonome, nuk është vështirë të konstatohet që gjatë 20 viteve të ardhshme shumica e veturave do të jenë autonome.

Gjithashtu, shumë ekspertë besojnë se deri atëherë nuk do të ketë nevojë për posedim veture, sepse veturat do të përdorim vetëm për nevoja të caktuara – duke u telefonuar përmes aplikacioneve siç është Uber.

E për ta menaxhuar këtë teknologji, rezervime, pagesa dhe gjëra të ngjashme, do të ketë nevojë për njerëz që do të zhvillojnë dhe menaxhojnë një lloj të tillë të teknologjisë dhe logjistikës.

Punë në sektorin e energjisë

Theks i rëndësishëm në sektorin e energjisë gjatë 20 viteve të ardhshme, si sot do të ketë siguria. Derisa sot kujdesen për sigurinë inspektorët e punës, në të ardhmen këtë punë do ta kryej teknologjia – dronët do të mbikëqyrin vendet e punës, derisa punëtorët do të kujdesen për kushtet e zgjerimit të realitetit virtual, pa u ekspozuar ndaj situatave të rrezikshme.

Futuristi Miselowski pret se do të hapen vende të reja puna në zhvillimin e një teknologjie të specializuar, siç është analizimi i të dhënave si dhe analizimi i parashikimeve që do të paralajmëronin se kur do të ishte koha e duhur për mirëmbajtjen e sistemit.

Punët e përqendruara në shëndetësi

Ky është një trend që ka vazhduar me vite, i referohet rritjes së investimeve në shëndetin e njeriut dhe pritet të vazhdojë në të ardhmen, beson Miselowski, duke shtuar se fokusi do të jetë në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut – së bashku me avancimin e teknologjisë që do të monitorojnë këto çështje.

Ai gjithashtu thekson rëndësinë e “të dhënave radikale ndërvepruese”, me të cilat të gjitha të dhënat e shëndetit të njeriut do të integrohen dhe të jenë të disponueshme për “hulumtime dhe veprime”.

Punët e lidhura me një përparim të tillë, do të jenë edhe më shumë të lidhur me zhvillimin e analizave – në veçanti në sigurinë e të dhënave sa i përket kujdesit shëndetësorë siç do të jenë të nevojshëm për monitorim ekspertët ligjorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat