Telefonët e rinj Samsung sakrifikojnë rezolucionin e ekranit për frekuencën e lartë të rifreskimit

Shkencë & Teknologji

Telefonët e rinj Samsung sakrifikojnë rezolucionin e ekranit për frekuencën e lartë të rifreskimit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:09
Samsung

Nëse duhet të zgjidhnit mes një ekrani të mprehtë ose një ekrani më të ëmbël për syrin çfarë do të bënit? Këtë vit blerësit e smartfonëve buxhetorë do tja bëjnë këtë pyetje vetes disa herë.

OnePlus Nord N100, Moto G50, Galaxy F12 dhe M12 kanë të gjithë frekuencë rifreskimi prej 90Hz por rezolucion më të ulët prej 720p.

Krahasuar me një model mesatar iPhone, çdo smartfon i Apple ka ofruar 326ppi që prej 2010-ës që do të thotë se nuk i dalloni dot pikselët individualë dhe ky është një prej përfitimeve kryesore të një rezolucioni të lartë.

Tek këta smartfonë numri i pikselëve për inç është 270. Megjithatë frekuenca e lartë e rifreskimit ka qenë një prej funksioneve më të kërkuara të një smartfonë në 2021.

Galaxy F12 dhe M12 tregojnë se një smartfon nuk duhet të kushtojë një pasuri për të pasur një funksion të tillë. Në veçanti smartfonët e Samsung kushtojnë 150 dollarë secili nëse jeni të gatshëm të sakrifikoni numrin e pikselëve.

Bazohet të dy tek e njëjta plaltformë si Galaxy A12 me katër kamera të pasme por një bateri të madhe prej 6,000 mAh. Në pjesën anësore gjendet skaneri i shenjave të gishtërinjve ndërsa në brendësi një procesor 8-nanometër Exynos 850 i cili ka performancë të ngjashme me Snapdragon 665 të 2019-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat