Ushtria franceze fillon testimin e qenit robot në stërvitjet për luftë

Shkencë & Teknologji

Ushtria franceze fillon testimin e qenit robot në stërvitjet për luftë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:06
Ushtria franceze

Ushtria franceze ka filluar të përdorë qenin robot në trajnimet luftarake, duke e testuar me robotët e tjerë.

Në Twitter, shkolla ushtarake “Ecole Speciale Militaire de Saint-Cyr Coetquidan”, ka thënë se ushtrimet kanë qëllim të përgatisin studentët për “fushat e luftës të së nesërmes”.

Siç raportohet nga The Verge, studentët organizuar tri misione sulmuese dhe tri mbrojtëse duke përdorur robotët, ndërsa thuhet se qeni u përdor për të hulumtuar në terren.

 

Në kushtet e shërbimit të qenit robot Spot, kompania prodhuese Boston Dynamics thotë se blerësit nuk lejohen ta përdorin atë “për të dëmtuar apo frikësuar një person a kafshë, apo si armë”, - kështu që nuk thuhet asgjë për hulumtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat