Përdoruesit mund të apelojnë vendimet e Facebook tek Bordi i Mbikëqyrjes

Shkencë & Teknologji

Përdoruesit mund të apelojnë vendimet e Facebook tek Bordi i Mbikëqyrjes

Më: 14 prill 2021 Në ora: 08:19
Facebook

Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook ka filluar të vlerësojë përmbajtjet të cilat janë lejuar të qëndrojnë në platformë pavarësisht kërkesave për ti eliminuar.

Më përpara bordi kishte analizuar vetëm apelimet nga përdoruesit rreth përmbajtjeve të cilat mendonin se ishin fshirë në mënyrë të padrejtë.

Bordi ka fuqinë për të rrëzuar vendimet e para të Facebook në lidhje me përmbajtjet. 20 anëtarët e bordit përfshijnë edhe ishte kryeministrin Danez Hello Tjorning-Schimdt dhe ish editorin e The Guardian Alan Rusbridger.

Kushdo mund të dërgojë përmbajtjet tek bordi për vlerësim por fillimisht duhet të jetë raportuar tek vetë Facebook.

Personi përgjegjës për krijimin e postimit apo përmbajtjesh origjinale do të lajmërohen se bordi i pavarur është duke e hetuar. Por njerëzit të cilët kanë bërë ankesën për postimin nuk do të identifikohen vetëm nëse vetë ato pranojnë të zbulohet identiteti i tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat