Windows 10 do të ketë një dyqan të ri aplikacionesh

Shkencë & Teknologji

Windows 10 do të ketë një dyqan të ri aplikacionesh

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:09
Windows 10

Ndërsa i afrohemi debutimit të përditësimit madhor me emrin e koduar Sun Valley për Windows 10-ën, më shumë informacione po shfaqen rreth asaj çfarë mund të presim.

Windows Central raportoi se kompania ka plane të mëdha për një dyqan të ri aplikacionesh. Edhe pse nuk ka ende diçka konkrete, burime të afërta me çështjen konfirmuan për Windows Central synimet e Microsoft.

Raporti pretendon se Microsoft po punon në krijimin e dyqanit të aplikacioneve i cili do të jetë më i dobishëm për zhvilluesit dhe përdoruesit. Aktualisht ky dyqan kryen funksionin mjaft mirë por nuk përdoret aq shumë sa dëshiron gjiganti i softuerit.

Për të adresuar problemin Microsoft dëshiron të krijojë një dyqan aplikacionesh për të gjitha llojet e softuerit dhe përmbajtjeve media. Kompania do të jetë më pak strikte ndaj llojeve të aplikacioneve që zhvilluesit mund të ngarkojnë.

Në këtë dyqan ata mund të ngarkojnë edhe skedarë .EXE dhe .MSI. Me llojet e reja të aplikacioneve që po vinë, përdoruesit do të jenë më të inkurajuar ta shfrytëzojnë.

Në lidhje me Sun Valley edhe pse nuk ka një informacion të saktë, burimet shprehen se do të mbërrijë në Vjeshtën e 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat