iPad Pro nga një tablet tashmë një kompjuter

Shkencë & Teknologji

iPad Pro nga një tablet tashmë një kompjuter

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:43
iPad Pro

Kompjuterët Mac dhe tabletët iPad janë dy platforma të ndryshme të cilat kanë provuar të jenë një ekuacion i pandashëm sidomos gjatë pandemisë kur njerëzit po punonin nga shtëpia.

Megjithatë sot më shumë se kurrë janë akoma edhe më pranë njëri-tjetrin si pajisje me Apple që solli çipin M1 nga MacBook Air, Mac Mini dhe iMac në iPad Pro.

Është një hap i madh në performancë duke shndërruar iPad thuajse në një kompjuter të plotë, diçka që shumë mbase e kanë pritur me kohë.

Ajo që ka mbajtur peng iPad Pro nga të qenurit një kompjuter i vërtetë është softueri dhe numri i kufizuar i pajisjeve të jashtme që mund të përdoren si ekranet apo memoriet e jashtme.

Procesori M1 sjell 50% më shumë performancë procesorike dhe 40% më shumë grafike krahasuar me procesorin A12Z të iPad Pro në 2020.

Modelet e këtij viti gjithashtu sjellin skanim 3D më të mirë dhe teknologji të realitetit të shtuar. Porta USB-C është konvertuar në USB-4 me Thunderbolt.

Ekrani mbetet po ai 12.9-inç Liquid Retina XDR me rezolucion 2732×2048 piksel. Modeli bazë fillon nga 1,099 dollarë dhe konfigurohet me 16GB RAM dhe 2TB memorie.

Apple do të shesë edhe një model 11-inç duke filluar nga 799 dollarë për Wi-Fi dhe 999 dollarë për Wi-Fi + LTE. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat