Helikopteri i Nasa-s bën fluturimin e tretë në Mars

Shkencë & Teknologji

Helikopteri i Nasa-s bën fluturimin e tretë në Mars

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:49
Helikopteri i Nasa-s

Helikopteri i Nasa-s, Ingenuity, ka bërë fluturimin e tretë të suksesshëm në Mars, raporton BBC.

Të dielën helikopteri i vogël është ngritur në lartësi prej 5 metrave, para se të fluturonte për afro 50 metra – gjysma e një fushe të futbollit.

Ingenuity më pas është kthyer te vendi ku është nisur, ndërsa në total fluturoi 80 sekonda.

Fluturimi i të dielës ishte më i gjati deri më tash, por inxhinierët planifikojnë të bëjnë fluturime tjera më të gjata. Duan të zbulojnë limitetet e helikopterit, edhe nëse kjo nënkupton të rrëzohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat