Albanian Cyber Challenge tejkalon pritshmëritë e të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve të aktivitetit

Shkencë & Teknologji

Albanian Cyber Challenge tejkalon pritshmëritë e të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve të aktivitetit

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:35
EESTEC LC Tirana

EESTEC LC Tirana në bashkëpunim me Women in Technology Albania, Women4Cyber Albania, me mbështetjen e Telelink Business Services, DominuSoft Training dhe ICT Awards, organizuan në datat 19-21 Prill 2021 “Albanian Cyber Challenge” nën formatin e EESTech Challenge.

Duke respektuar masat e vendosura për shkak të pandemisë globale Covid-19 aktiviteti u zhvillua online.

Qëllimi i këtij aktiviteti mbarëkombëtar ishte rritja e aftësive dhe thellimi i njohurive të studentëve të talentuar të fushës së sigurisë kibernetike.

Në dy ditët e para të aktivitetit, ekspertët lokalë dhe ekspertët e TBS Alexander Tzokev, Ilia Dafchev dhe Boris Marinov shkëmbyen ekspertizën e tyre me pjesëmarrësit. Trajnimet përfshinin tema si Data Exfiltration,bash scripting, historia e Linux, sistemi i skedarëve Linux etj.

Platforma e krijuar me suportin e ekspertëve të Telelink Business Services u vendos në dispozicion të 12 ekipeve pjesëmarrësve ditën e fundit të aktivitetit. Ekipi fitues DTE do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin global në muajin Maj në Beograd, Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat