Përdoruesit mund të transmetojnë në Instagram pa audio ose video

Shkencë & Teknologji

Përdoruesit mund të transmetojnë në Instagram pa audio ose video

Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:00
Instagram

Rrjeti social Facebook po ndihet i kërcënuar si asnjëherë më parë nga Clubhouse sepse tashmë mund të çaktivizoni video dhe audio kur jeni duke bërë transmetim në Instagram Live.

Ju që përdorni Instagram Live, mbase do ti gëzoheni ndryshimit ku nuk keni më nevojë të moderoni kohështrirjet video dhe audio.

Kështu mund të transmetoni një ekran të bosh ose vetëm video nëse nuk dëshironi që zhurmat e ambientit të prishin transmetimin tuaj.

Funksionet ende nuk janë lançuar zyrtarisht por ishte TechCrunch që nxori lajmin e i pari duke konfirmuar përmes një cicërime dhe shpjeguar funksionet në detaje.

Por cilat janë arsyet që përdoruesit çaktivizojnë video ose audion në Instagram Live?

Mbase vendi ku një përdorur është duke bërë transmetimin pushtohet nga zhurma dhe çaktivizimi i audios ishte diçka e arsyeshme.

E njëjta vlen edhe për video ku mbase po kaloni një skenë të pakëndshme të momentit dhe nuk dëshironi të shfaqet në transmetimin live.

Funksionet vinë në vazhdën e impaktit të Clubhouse dhe popullariteti i tij kanë pasur. Në përpjekje për të mos humbur përdoruesit drejt këtij trendi të ri komunikimi, rrjeti social ka filluar ti implementojë ato veçori në platformat e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat