Twitteri ia bllokon llogarinë një aktoreje të Bollywoodit për shkak të gjuhës së urrejtjes

Shkencë & Teknologji

Twitteri ia bllokon llogarinë një aktoreje të Bollywoodit për shkak të gjuhës së urrejtjes

Më: 4 maj 2021 Në ora: 22:31
Kangana Ranaut

Twitteri e ka suspenduar llogarinë e një aktoreje të Bollywoodit, Kangana Ranaut për shkak të një postimi i cili ka nxitur dhunën.

Në postimin e saj ajo ka kërkuar nga kryeministri Narendra Mondi ta “zbutë” një lider të opozitës duke përdorur stilin e tij të udhëheqjes në fillimin e viteve 2000, referencë për trazirat nga të cilat mbeten të vdekur mbi 1 mijë njerëz, kryesisht myslimanë.

Postimi ka shkaktuar shumë reagime ndaj platformës.

Twitteri ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth këtij rasti. Por një përfaqësues i ka thënë BBC-së se postimi është hequr për shkak të gjuhës së urrejtjes e cila është përdorur.

Në anën tjetër, Ranuat e ka akuzuar Twitterin për racizëm.

“Twitter vetëm e ka vërtetuar mendimin tim se ata janë amerikanë dhe nga lindja, një person i bardhë ndihet i drejtë të skllavërojë një person ngjyrë kafe, ata duan të të tregojnë se çfarë të mendosh, flasësh ose të bësh. Ka edhe shumë platforma tjera ku mund të ngresh zërin, madje edhe në artin që bëj në kinema”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat