Ekspertët: Raketa kineze po bie në tokë më herët se që ishte menduar

Shkencë & Teknologji

Ekspertët: Raketa kineze po bie në tokë më herët se që ishte menduar

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:31
Raketa kineze

Raketa Kineze e cila po bie me shpejtësi të rrufeshme drejt tokës tash e disa ditë parashihet se do të përplaset përtokë më herët se që ishte menduar.

Raketa u lansua me sukses në modulin Tianhe javën e kaluar. Për fat të keq, moduli 30 metërsh i raketës arriti orbitën, dhe tash është një prej raketave më të mëdha që do të bie në formë të pakontrolluar në tokë.

Ekziston frika se raketa mund të bie në ndonjë zonë të banuar dhe se do të mund të shkaktonte dëme të konsiderueshme në njerëz dhe materiale.

Një raketë e lansuar në majin e 2020-s kishte rënë në disa fshatra të Bregut të Fildishtë.

Shpejtësia e raketës nënkupton që shkencëtarët ende nuk e dinë se kur do të bie, por parashihet të ndodh para 10 majit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat