Twitter ndryshon mënyrën sesi shfaqen imazhet

Shkencë & Teknologji

Twitter ndryshon mënyrën sesi shfaqen imazhet

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:43
Twitter

Rrjeti social Twitter bëri disa ndryshime në mënyrën sesi shfaqen imazhet kohështrirje. Në Mars nisi testimet e disa imazheve më të mëdha të paprera.

Tani sipas kompanisë testimet kanë qenë një sukses dhe ka vendosur të adoptojë pamjen e re për të gjithë përdoruesit.

Në Twitter për Android ose iOS, raporti standard i imazheve ishte 16:9 dhe 4:3 ndërsa tani imazhet do të shfaqen të plota siç janë në formatin origjinal pa asnjë prerje.

Sistemi i ri gjithashtu tregon përdoruesve paraprakisht sesi ngjajnë këto imazhe para se ta publikojnë.

Për artistët vizualë dhe fotografët do të jetë një ndryshim i mirëpritur të cilët tashmë mund të promovojnë më mirë punën e tyre në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat