ICT Awards dhe Banka Raiffeisen organizojnë takimin virtual me temë “Bankingu i së Ardhmes nga Fintech”

Shkencë & Teknologji

ICT Awards dhe Banka Raiffeisen organizojnë takimin virtual me temë “Bankingu i së Ardhmes nga Fintech”

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:38
ICT Awards

Investimi në kompani të teknologjisë financiare, Fintech, është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit.

Financimi i Fintech në mbarë botën kaloi shifrat e 100 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe në vitet e ardhshme këto investime do të rriten në mënyrë të ndjeshme.

Kompanitë Fintech i gjejmë kudo në botën e biznesit, nga shërbime tek produkte financiare si infrastruktura pagesash, aplikacione tregtimi, kriptomonedha, teknologji blockchain, insurtech e secila prej tyre synon të revolucionarizojë sektorë të ndryshëm të ekonomisë përmes teknologjisë.

Më 14 Maj Albanian në ora 15:00 ICT Awards me mbështetjen e Raiffeisen Bank organizojnë webinar me temë: Bankingu i së Ardhmes nga Fintechs.

Të ftuarit në këtë takim virtual vinë nga Shqipëria, Kosova, Izraeli dhe Gjermania si: Tal Catran – Guru Aksleratorësh, Alda Shehu – Drejtore e Strategjive dhe Inovacionit pranë Bankës Raiffeisen, Armand Brahaj – Sipërmarrës Serial, Gazmend Selmani – Sipërmarrës Serial dhe Ledia Bregu – Drejtore e Departamentit Financave pranë Bankës Raiffeisen. Legjislacioni dhe trendet e teknologjisë Fintech pritet të jenë temë kryesore diskutimesh.

Startupet fintech janë disa prej nismave më premtuese sot në botën e biznesit dhe ekosistemin e startupeve në tërësi me potencial të lartë rritjeje nga qindra milionë në miliarda dollarë vlerë tregu.

Të gjithë ju që dëshironi të bëheni pjesë e këtij webinar i ju ftojmë të regjistroheni dhe konfirmoni pjessëmarjen tuaj duke vizitual këtë lidhje: https://zoom.us/meeting/register/tJUqf-mrpz0vHtCkcrxabXPK5skiL14u-bAl

Hapësira fintech sot përballet me një numër shqetësimesh dhe sfidash nga rregullimi i tregut, tek financimi dhe konkurrueshmëria.

Ekziston një presion në rritje ndaj startupeve fintech në mbarë botën
për të adresuar disa prej pengesave rregullatore që burojnë si rezultat i natyrës transformuese të
teknologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat