Roblox numëron 42 milionë përdorues

Shkencë & Teknologji

Roblox numëron 42 milionë përdorues

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:09
Roblox

Roblox, eksperienca online përmes të cilës njerëzit mund të krijojnë lojërat e tyre, numëron mbi 42 milionë përdorues aktivë.

Debutuar një dekadë e gjysmë më parë, Roblox vijon të rritet dita ditës dhe nuk po shfaq shenja ngadalësimi.

Lajmi erdhi nga vetë kompania e cila raportoi rezultatet financiare të tre mujorit të parë të 2021 dhe ka të bëjë me një rritje prej 79% krahasuar me një vit më parë.

9.7 miliardë orë janë shpenzuar në Roblox. Të ardhurat e kompanisë ishin 140% më të larta prej 387 milionë dollarësh.

Rritja impresionuese ka ardhur edhe si rezultat i pandemisë së Covid-19 ku shumë njerëz kishin ngelur të izoluar brenda shtëpive të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat