Musk pyet fansat nëse Tesla duhet të pranojë “Dogecoin” për vetura

Shkencë & Teknologji

Musk pyet fansat nëse Tesla duhet të pranojë “Dogecoin” për vetura

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:24
Elon Musk

Elon Musk ka pyetur ndjekësit e tij në Twitter nëse gjiganti i veturave elektrike, Tesla, duhet të nisë të pranojë kriptovalutën “Dogecoin” si pagesë për veturat e kompanisë.

Propozimi menjëherë ka bërë bujë duke marrë për 10 minuta mbi 400 mijë vota. Mbi 80 për qind e votuesve kanë votuar pro.

Çfarëdo përkrahje nga Tesla do të ndikonte në rritjen e kriptovalutës që u nis si shaka në internet.

Megjithatë, falë edhe ndihmës së Muskut, kjo valutë u rrit për gati 10 mijë për qind në vitin 2021.

Propozimi i miliarderit Musk për “Dogecoin” erdhi pak pasi njoftoi se kompania tjetër e tij, SpaceX, do të lansojë në Hënë një satelit të quajtur “Doge-1”, vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat