​Shërbimi sekret gjerman BND hap… Instagram!

Shkencë & Teknologji

​Shërbimi sekret gjerman BND hap… Instagram!

Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

“Përshëndetje nga Berlin-Mitte”, shkruhet në faqen e sapo hapur të Instagramit të agjencisë gjermane të shërbimit sekret, BND.

BND, me qendër në lagjen qendrore ”Mitte” të kryeqytetit gjerman, filloi publikimin e saj të parë në rrjetin social, veçanërisht i njohur për adoleshentët dhe të rinjtë.

Agjencia u regjistrua në Instagram në një përpjekje për të tërhequr talente të reja.

”Një punëdhënës modern duhet të jetë i pranishëm atje ku të rinjtë shkojnë”, theksoi presidenti i BND, Bruno Kahl.

Ky regjistrim në Instagram është një risi, pasi agjencia ishte e njohur për qëndrimin e saj larg vëmendjes së publikut.

Përveç se ka një faqe interneti moderne, BND gjithashtu është paraqitur në portalin video të YouTube që nga nëntori 2018, ku ka pak më shumë se 1 000 abonentë.

Sidoqoftë, BND nuk po planifikon kanalin e vet në Twitter./Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat