Peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës për t'u orientuar

Shkencë & Teknologji

Peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës për t'u orientuar

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Shkencëtarët në Florida kanë mundur të zbulojnë se peshkaqenët përdorin fushën magnetike të Tokës si sistem orientues, ‘GPS’, për të udhëtuar në distance të gjata me saktësi.

Studiuesit nga Universiteti Florida-s njoftuan se ata manipuluan valët magnetike për të vërtetuar studimin e tyre, dhe vërtetuan se peshkaqenët shfaqën menjëherë ndryshimin e itinerarit të tyre.

Sipas studiuesve ky është një zbulim i rëndësishëm pasi shpjegon në mënyrë shkencore se pse peshkaqenët mund të udhëtojnë në hapësirat e pamata të oqeaneve por të kthehen në të njëjtin vend çdo vit për t’u shumuar dhe lindur.

"E dinim prej disa kohësh se ata kanë aftësinë për të zbuluar fushën magnetike, por kjo është hera e parë që testohet me sukses që peshkaqenët kanë aftësi për ta përdorur fushën magnetike si hartë orientuese, ” tha kryesuesi i grupit studimor Keller.

Shkencëtarët thonë se kjo tregon se edhe specie të tjera mund të përdorin fushën magnetike për orientim, për të migruar 20,000 km larg dhe të kthehen më pas në të njëjtin vend.

Në vitin 2005, një grup studimor, gjurmoi një peshkaqen të bardhë që notoi në vijë të drejtë vajtje – ardhje nga Afrika e Jugut në Australi, duke ngritur hipotezën se  peshkaqenët kanë një sens magnetik kur udhëtojnë ngjashëm me zogjtë dhe breshkat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat