Ora e ardhshme inteligjente e Samsung vjen me softuerin e Google

Shkencë & Teknologji

Ora e ardhshme inteligjente e Samsung vjen me softuerin e Google

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:31
Samsung

Deri më sot Samsung është përpjekur të shmangë Wear OS në favor të Tizen OS për linjën e orëve inteligjente Galaxy.

Strategjia në fjalë mund të ndryshojë shumë shpejtë me Galaxy Watch 4 i cili raportohet se do të ketë sistemin operativ të Google.

Një raport nga SamMobile thotë se Galaxy Watch 4 do të ketë WearOS me ndërfaqen One UI 3.x. por Samsung do të shesë edhe modele me sistemin e vet operativ Tizen ndërsa kompania do të ruajë të njëjtën pamjen për të dy variantet.

Megjithatë spekulohet se Samsung do të braktisë Tizen përgjithnjë drejt fundit të këtij viti. Watch 4 vjen në tre modele të ndryshme dhe në zemër të tij do të jetë një çip Snapdragon Wear 4100 ose 4100+.

Prezantuar vitin e kaluar, 4100 është më efikas sesa çipet e kaluara sidomos në WearOS. Ofron 85% më shumë performancë ndërsa grafikat janë 2.5 herë më të shpejta.

Deri tani vetëm një orë ka debutuar me këtë çip dhe është TichWatch Pro 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat