Kjo është kompania shumëkombëshe që u detyrua të paguajë 11 milionë dollarë

Shkencë & Teknologji

Kjo është kompania shumëkombëshe që u detyrua të paguajë 11 milionë dollarë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 08:36
JBS

Kompania numër një në botë e prodhimit të mishit u detyrua të paguante 11 milionë dollarë tek një grup hakerësh të cilët kishin realizuar një sulm kibernetik me ransomware dhe bllokuar sistemet e JBS.

Javën e kaluar rrjetet kompjuterike u goditën duke bllokuar operacionet në Australi, SHBA dhe Kanada. Raportohet e pagesa është bërë në Bitcoin.

JBS tha se nuk kishte rrugë tjetër. Në një sulm ransomware, hakerët kërcënojnë kompaninë me bllokim të të dhënave nëse nuk paguajnë një shumë të caktuar.

Sulmi ndaj JBS kërcënonte zinxhirin prodhues dhe furnizues të kompanisë e madje edhe rritur çmimet për konsumatorët. Shtëpia e Bardhë beson se grupe hakerësh nga Rusia ishin pas sulmit.

Pak ditë më parë një kompani e përpunimit të gazit në SHBA pagoi 4.4 milionë dollarë edhe pse autoritetet arritën të rikuperonin 2.2 milionë prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat