Facebook po ua mundëson punëtorëve që të punojnë nga shtëpia

Shkencë & Teknologji

Facebook po ua mundëson punëtorëve që të punojnë nga shtëpia

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:42
Mark Zuckerberg

Facebooku është duke u mundësuar punëtorëve të tij më shumë fleksibilitet në punë dhe themeluesi i kësaj platforme, Mark Zuckerberg, pritet të krijojë shembull në këtë drejtim.

Zuckerberg u ka bërë të ditur punonjësve të tij se ai po planifikon të punojë nga distanca për të paktën gjysmën tjetër të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur për CNN-in një prej zëdhënësve të kompanisë.

“Kam kuptuar se të punuarit nga shtëpia më jep më shumë hapësira për ide më të thella dhe më ndihmon po ashtu që të kalojë më shumë kohë me familjen, gjë që më bën më të lumtur dhe më produktiv në punë”, citohet tu ketë thënë punëtorëve të tij Zuckerberg.

Facebooku ka bërë të ditur kësisoj se do të lejojë punëtorët e tij të të gjitha njësive, që të aplikojnë të njëjtën gjë, nëse pozita ua lejon.

Kompania parasheh po ashtu të zgjerojë mundësinë e punës nga distanca, edhe jashtë kufijve, duke filluar nga java e ardhshme, me punëtorët që duan të lëvizin nga Shtetet e Bashkuara për në Kanada dhe prej kudo në Evropë, ose nga Lindja e Mesme për në Mbretërinë e Bashkuar.

Zuckerbergu ka deklaruar më parë, se ai pret që të paktën gjysma e fuqisë punëtore të platformës së tij online, të punojnë nga distanca brenda 10 viteve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat