Për vrimat e zeza provohet teoria e Stephen Hawking

Shkencë & Teknologji

Për vrimat e zeza provohet teoria e Stephen Hawking

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Një nga teoremat më të famshme të Stephen Hawking është provuar, duke përdorur rrathët e kohë-hapësirës të shkaktuar nga shkrirja e dy vrimave të zeza.

Teorema e vrimës së zezë së Hawking mori shkas nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit dhe thotë se është e pamundur që sipërfaqja e një vrime të zezë të zvogëlohet me kohën. Ky rregull i intereson shkencëtarëve pasi lidhet me ligjin e dytë të termodinamikës që thotë se entropia, një çregullim ose sitemi mbyllur duhet të rritet gjithnjë.

Sipas studimit të ri, konfirmimi i studiuesve për ligjin e sipërfaqes ka të bëjë me karakteristikat e vrimave të zeza të cilat janë të dhëna domethënëse për ligjet e fshehta që drejtojnë universin.

Ligji i sipërfaqes kundërshton një ligj tjetër të provuar nga Hawking: vrimat e zeza duhet të zhduken brenda një kohështrirjeje tejet të gjatë. Zbulimi i burimit të kontradiktës së këtyre dy teorive mund të krijonte një fizikë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat