Shkencëtarët: Një stuhi diellore do të shkaktonte apokalipsin e internetit

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët: Një stuhi diellore do të shkaktonte apokalipsin e internetit

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Shkencëtarët i janë trembur prej kohësh idesë se një stuhi diellore mund të dëmtojë rrjetet elektrike dhe të shkaktojë ndërprerje afatgjatë të furnizimit me energji.

Pasoja e saj do të ndiheshin kudo në zinxhiret globale të furnizimit, transportit, tek interneti dhe aksesi në GPS.

Më pak i studiuar është impakti që një stuhi diellore do të kishte në infrastrukturën e internetit. Një hulumtim i ri thotë se do të ishte katastrofike, veçanërisht për kabllot nënujore që janë shtylla kurrizore e internetit global.

Në konferencën SIGCOMM 2021, Sangeetha Abdu Jyothi nga Universiteti i Kalifornisë publikoi një raport “Super Stuhitë Diellore: Planifikimi për një Apokalips Interneti’’. Hulumtimi i saj thotë se edhe nëse rikthehet furnizimi me energji, mungesa e internetit do të vijojë.

Ndërsa dëmtimet në infrastrukturat lokale dhe rajonale do të ishin minimale sepse vetë fibra optike nuk ndikohet magnetikisht, pasojat e mëdha do t’i vuanin kabllot nënujore optike që lidhin kontinentet.

Një stuhi diellore e cila nxjerr jashtë funksioni këto kabllo do të shkaktonte një humbje masive të lidhjeve dhe do shkëpuste vendet e botës nga interneti.

Pse janë këto kabllo vulnerabël? Çdo 50-150 km në gjatësinë e tyre janë pajisje të cilat amplifikojnë sinjalin optik në mënyrë që të mos ketë humbje në trazit. Nëse kabllot optike nuk ndikohen nga stuhitë diellore, këto pajisje dështojnë duke nxjerrë jashtë funksioni tërë infrastrukturën që mund të lidhë dy kontinente.

Për më tepër, një stuhi diellore do të rrëzonte çdo pajisje që sillet në orbitën e Tokës dhe të japin informacion si GPS apo sigurojnë internet satelitor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat