Ditën e parë e kalon në hapësirë grupi i parë i turistëve

Shkencë & Teknologji

Ditën e parë e kalon në hapësirë grupi i parë i turistëve

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 22:13
Ditën e parë e kalon në hapësirë grupi i parë i turistëve

Grupi i parë me civilë i dërguar në hapësirë nga Space X ka kaluar ditën e parë larg Tokës. 

Ekipi quhet “The Inspiration4” dhe ka ndarë në Twitter në të cilat Jared Isaacman, Hayly Arceneaux, Sian Proctor dhe Chris Sembroski ishin në bordin e kapsulës “Crew Dragon”. 

Në postim shkruhej “ekipi Inspiration 4 patën një ditë të parë të mrekullueshme në hapësirë.” 

“Ata kanë përfunduar më shumë se 15 orbitime rreth planetit Tokë që nga ngritja…” 

Grupi i nis në hapësirë rreth orës 20:00 ditën e mërkurë nga Qendra e Hapsirës në Kennedy të Floridas. Ata u konsideruan si grupi i parë i turistëve në hapësirë. Ata do të qëndrojnë 3 ditë në hapësirë dhe kthimi do të bëhet të shtunën. 

Kjo nuk është hera e parë që civilët shkojnë në hapësirë, por kjo është hera e parë që bordi përbëhet vetëm nga civilë dhe nuk ka asnjë specialist të hapësirës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat