Ky shtet prodhon mishin e laboratorit

Shkencë & Teknologji

Ky shtet prodhon mishin e laboratorit

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 21:16
Shkencëtarët besojnë gjithashtu se teknologjia e përdorur për mishin e laboratorit mund të përdoret një ditë për mjekësinë rigjeneruese

Mishi i rritur në laborator deri më sot është përdorur kryesisht i grirë, por sipas studiuesve, projekti synon të imitojë koncentratin e mermerit të mishit të njohur si “wagyu”, që e dallon atë nga llojet e tjera të mishit të viçit.

Studiuesit fillimisht nxorën qeliza gjedhësh nga lopët e zeza japoneze dhe më pas përdorën një bio-printer 3D për të krijuar muskuj individualë, enë gjaku dhe fibra të shëndosha. Më pas, në mënyrë manuale, ata i vendosën fibrat së bashku për të krijuar mishin.

Për momentin nuk bëhet fjalë për ta provuar, pasi siç thonë studiuesit, mishi i laboratorit nuk është gati për t’u shërbyer.

Aktualisht duhen deri në 4 javë për të gjeneruar një centimetër kub mishi laboratori, me një kosto prej 10 mijë jen, ose 89 dollarë grami.

Studiuesit thonë se sapo procesi të jetë përmirësuar dhe të jetë bërë automatik, mishi i laboratorit mund të prodhohet në masë brenda 5 vitesh, gjë që do të ulte dhe koston e tij.

Shkencëtarët besojnë gjithashtu se teknologjia e përdorur për mishin e laboratorit mund të përdoret një ditë për mjekësinë rigjeneruese.

Një vlerësim i kompanisë “Global Information” sugjeron se tregu për mish të kultivuar mund të rritet në 2.79 miliardë dollarë brenda vitit 2030, nga 1.64 milionë që është aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat