Në qershor, sytë nga yjet/ të gjitha ‘ngjarjet qiellore’ që nuk duhet të humbisni

Shkencë & Teknologji

Në qershor, sytë nga yjet/ të gjitha ‘ngjarjet qiellore’ që nuk duhet të humbisni

Më: 31 maj 2017 Në ora: 07:31
Ilustrim

Sytë nga qielli sepse Universi do t’iu shpërblejë me një spektakël të vërtetë gjatë muajit qershor. Spica, ylli më i shndritshëm i Virgjëreshës dhe Porrima, ylli i dytë me më tepër shkëlqim i së njëjtës yjësi, do të lidhen me Hënën dhe Jupiterin në netët e datës 3 dhe 4 qershor: takimi i tyre do të jetë magjepsës për të gjithë të dashuruarit e qiejve.

Në natën e 4 qershorit nuk dyhet t’i ulni sytë sepse pamja e yjeve do të jetë fantastike!
Qershori do të jetë një muaj fatlum edhe për vëzhgimin e Saturnit: në 15 qershor verifikohet se do të jetë në anën e kundër të diellit, pra, në kushtet optimale për ta parë, duke qenë se do të bëhet i dukshëm përgjatë gjithë natës dhe se do të jetë në afërsi minimale me tokën (rreth 1.352 milion km).

Sa i përket ngjarjeve të fillim muajit, ose më mirë lidhjes mes Hënës, Jupiterit dhe yjeve të Virgjëreshës, duhet të mbani në mend se do të ndodh rreth orës 23 të mbrëmjes së datës 23 dhe do të zgjasë deri në agim. 
Përgjatë gjithë muajit, në pjesët e para të netëve, planeti gjigand do të jetë ylli më i shndritshëm dhe agimet do të jenë të gjitha magjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat