SpaceX me mjete të ricikluara për udhëtimet në hapësirë

Shkencë & Teknologji

SpaceX me mjete të ricikluara për udhëtimet në hapësirë

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 05:19
ilustrim

Kompania SpaceX ka hedhur në hapësirë mjetin e saj të parë fluturues të ricikluar. Anija pa ekuipazh, Falcon 9, po udhëton drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të dërguar një kapsulë të mbushur me pajisje për eksperimente, ndër to edhe insekte dhe minj të gjallë, një panel të ri diellor, si dhe sensor për të diktuar yje me neutron.

Nisja e anijes u shty për dy ditë si rezultat i stuhive në zone. Pas nisjes së saj, sistemi lëshues i raketës u kthye në tokë dhe realizoi një zbritje të suksesshme vertikale, duke bërë të mundur që të përdoret përsëri në të ardhmen.

Kompania SpaceX ka arritur të ripërdorë sistemin lëshues dhe kapsulën dërgimit të pajisjeve, gjë që po i lejon kompanisë të ulë koston e lëshimeve hapësinore./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat