Regjistrohet temperatura rekorde, rreth minus 100 gradë Celsius

Shkencë & Teknologji

Regjistrohet temperatura rekorde, rreth minus 100 gradë Celsius

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 13:03
Antarktikë

Hulumtuesit shënuan temperaturën më të ulët në sipërfaqen e tokës, e cila është -98,6 gradë Celsius në Antarktikë.

Grupi i studiuesve nën udhëheqjen e  Ted Scambos nga Universiteti Colorado në qytetin Boulder regjistroi këtë rekord duke analizuar matjet satelitore në kontinentin jugor.

Gjetjet janë publikuar në revistën Advancing Earth and Space Sciences.  Deri më tash, temperatura më e ulët në Tokë ishte regjistruar në qendrën kërkimore ruse Vostok në Antarktik më 23 korrik 1983, kur kishte rënë në minus 89,2 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat