Zbulohet sekreti i piramidave të Egjiptit

Shkencë & Teknologji

Zbulohet sekreti i piramidave të Egjiptit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:40
Piramidat e Egjiptit

Zbulohet sekreti i energjisë mistike të piramidave të Egjiptit. Përtej legjendave dhe hamendësimeve për gjithë këta shekuj, piramida e Keopsit është studiuar me metodat fizike dhe rezultoi se ajo arrin të koncentrojë energjinë elektrike dhe magnetike si në dhoma ashtu edhe nën bazën e saj në mënyrë të njëtrajtshme.

Kërkuesit e ITMO University kanë vrojtuar shpërndarjen e fushave magnetike në brendësi të piramidës, duke studiuar edhe ndërveprimin mes valëve të gjatësive të ndryshme prej 200 dhe 600 m.

Megjithatë duke qenë se në brendësi të piramidës së Gizës nuk është zbuluar ende plotesisht çdo gjë, pasi mendohet se mund të ketë ende dhoma të fshehta, studiuesit kanë vijuar me hipoteza.

Sipas tyre, është struktura piramidale që i shpërndan valët elektromagnetike, valët radio dhe i fokuson dhe koncentron pikërisht në dhomat e fshehta ku ndodhen varret e mbretërve, por mbi të gjitha nën bazën e saj.

Ky deduktim hap rrugën e studimeve të reja mbi ndërtimet e piramidave, por mund të shërbejë në të ardhmen për projekte që kanë të bëjnë me krijimin e nanopjesëzave eficente për shfrytëzimin e energjisë diellore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat