Gjermania nuk përgatitet për ardhjen e jashtëtokësorëve

Shkencë & Teknologji

Gjermania nuk përgatitet për ardhjen e jashtëtokësorëve

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Qeveria gjermane njoftoi sot se nuk përgatitet për mundësinë e ardhjes së jashtëtokësorëve, transmeton AP.

Qeveria i është përgjigjur një pyetjeje nga anëtarët e partisë opozitare "Green" Diter Janetek, duke thënë se nuk ka "përgatitje apo plane për ardhjen e mundshme të jashtëtokësorëve".

Është vlerësuar se nuk ka gjasa që jashtëtokësorët të aterrojnë në tokën e Gjermanisë, duke pasur parasysh hulumtimet shkencore.

Autoritetet gjermane thonë se nuk kanë dijeni se bisedimet janë zhvilluar me vendet e tjera për raste të veçanta të ardhjes së jashtëtokësorëve dhe, nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së Donald Trump kohët e fundit tha se dëshiron të formojë forcat hapësinore si gjenerata e gjashtë e ushtrisë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat