NASA pranon se Opportunity Rover mund të humbet përgjithmonë

Shkencë & Teknologji

NASA pranon se Opportunity Rover mund të humbet përgjithmonë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:34
Opportunity Rover

Në një postim në blog, NASA tha se ndoshta asnjëherë nuk do të mund të ketë kontakt me roverin e Opportunity pasi fluturakja u kap në një stuhi të pluhurit të Marsit në mes të qershorit.

Andrew Good nga NASA Jet Propulsion Laboratory paralajmëron se bateria e automjetit prej 400 milionë dollarësh mund të ketë shkarkuar dhe të mbetet joaktive për një kohë të gjatë.

“Edhe nëse inxhinierët do të vendosin kontakt me Opportunity, ka gjasa reale që ai të mos jetë kurrë i njëjtë”, shkruan Good, sipas të cilit mungesa e baterisë do të ndikojë në operacionet e ardhshme të tij.

Good po ashtu paralajmëroi se askush nuk e di derisa të mos vihet kontakti me Opportunity, por shton se ekipi është optimist pas testit të performancës në bateri para se stuhia të godiste lokacionin ku ndodhej ai.

Stuhia e nisur më 10 qershor mund të ketë mbuluar gjithë planetin dhe që nga ajo kohë NASA ka humbur kontaktin me Opportunity.

Opportunity ka tre të ashtuquajturat "modalitete të gabimeve" kur ai përjeton një problem: një defekt me fuqi të ulët që e shkakton atë të shkojë në hibernim  derisa të ketë më shumë rreze dielli për ta rimbushur; atë të orës që mund të ndodhë nëse Roveri nuk e di se çfarë është koha, duke shkaktuar ndërprerje në komunikim.

Metoda e tretë aktivizohet kur Rover humb komunikimin për një kohë të gjatë me Tokën, duke e bërë atë të kontrollojë pajisjet e veta dhe të provojë mënyra alternative për komunikim me planetin tonë.

Opportunity rover, i cili fillimisht kishte për qëllim të qëndrojë tre muaj në Planetin e Kuq, ka bërë disa zbulime përgjatë udhëtimit rreth 15-vjeçar, fillimisht duke e lënë Tokën më 7 korrik 2003. Deri më tani, ka zbuluar shenja të ujit dhe ka kryer eksplorimin e brendësive të dy kratereve.

Por, udhëtimi i Opportunity nuk ka qenë gjithmonë i qetë. Në 2005, ai humbi një nga rrotat e para dhe u mbërthye në një grumbull të trashë rëre për rreth pesë javë.

Në vitin 2007, një stuhi pluhuri goditi dhe thuhet se preu fuqinë e tij në "nivele rrezikshme të ulëta." Një muaj më vonë, u kthye përsëri dhe filloi të eksplorojë kraterin Victoria. Përkundër pengesave, Opportunity gjithmonë ka arritur t’ia dalë, por këtë herë, hulumtuesit nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat