Rusët punojnë në MiG-un katër herë më të shpejtë se zëri

Shkencë & Teknologji

Rusët punojnë në MiG-un katër herë më të shpejtë se zëri

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:43
MiG

Korporata ajrore ruse MiG po zhvillon një aeroplan të ri luftarak të gjeneratës së pestë MiG-41, njoftoi drejtori ekzekutiv i saj Ilja Tarasenko.

Bëhet fjalë për aeroplanin që do të trashëgojë interceptorin MiG 31, i cili njihet me emrat MiG-41 ose PAK DP.

Vitin e kaluar, Tarasenko tha se MiG-41 do të kishte dy motorë, duke reduktuar dukshmërinë e radarit dhe ndoshta më e rëndësishmja, të jetë më shpejt se paraardhësi i tij, i cili sipas specifikimeve zyrtare mund të fluturojë deri në 3,000 km/h, që nënkupton se ky do të ishte aeroplani më i shpejtë në botë, dhe sipas njoftimeve katër herë më i shpejtë se zëri.

"MiG-41 do të jetë më i shpejti në botë, i pakapshëm për radarët dhe do të jetë në gjendje të konkurrojë jo vetëm me kërcënimet standarde, si raketat e lundrimit, bombarduesit dhe dronet, por me kërcënimin e paraqitur nga raketat supersonike", njofton kompania.

Gama e MiG 41 do të jetë nga 700 në 1500 kilometra dhe do të jetë i armatosur me raketa R-37 ajër-ajër, si dhe me raketa të reja gjeneruese. Tarasenko tha se MiG-41 do të jetë në gjendje të kryejë detyrat në afërsi dhe se është një aeroplan tërësisht i ri që, përveç rolit, nuk do të ketë shumë të bëjë me MiG 31.

Sipas njerëzve që marrin pjesë në këtë projekt, karakteristikat do të jenë avangardë në lidhje me aeroplanët ekzistues në përdorim operacional. Kjo lidhet kryesisht me shpejtësinë, pasi kërkesa themelore për PAK DP të jetë një aeroplan hiperosnik.

Shpejtësia e parashikuar do të jetë rreth 4500 km/h. Kjo do të mundësojë një luftë efektive me hiper-raketat. Falë zhvillimit të shpejtë të softuerit të menaxhimit, rrjetit të dendur të sistemeve orbitale dhe tokësore të zbulimit dhe raportimit të hershëm, është planifikuar që ky aeroplan do të jetë pa pilot.

Përveç kësaj, një nga detyrat themelore është që aeroplani të jetë i padukshëm ndaj radarëve, e cila është një tipar i aeroplanëve të gjeneratës së pestë dhe për të arritur në lartësitë që janë vetëm fantazi shkencore tani për tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat